Merkatoja e Vllaznisë është e hapur, gjë të cilën e konfirmoi edhe vetë kreu i klubit kuqeblu Alban Xhaferi pas ndeshjes me Dinamon në kryeqytet.
Në këtë mënyrë, stafi teknik i Vllaznisë po shikon mundësinë e afrimit të ndonjë lojtari, aty ku skuadra ka më tepër nevojë.
Prapavija në fakt është një repart i plotësuar me element të bollshëm, titullar dhe në stol, por ashtu siç e pohoi në konferencën e shtypit të pasndeshjes me Egnatian tekniku Martini, pikërisht këtu, po shikohet mundësia e përforcimit të këtij reparti.
Në ndihmë të kuqebluve në këtë drejtim u ka ardhur KF Tërbuni, i cili nëpëmjet drejtorit sportiv Alfred Pjetri i ka rekomanduar kolumbianin Jesus Zabala. Një mëngjërash që gjatë aktivizimit me pukjanët ka marrë vlerësime potivive gjatë ndeshjeve të Kategorisë së Dytë.
Fjalën e fundit do e thotë trajneri Edi Martini. Bëhet fjalë për një lojtar 1.76 metër të gjatë, që ka luajtur me Tërbunin në Kategorinë e Dytë.
Nga sa bwhet e ditur, 24 vjeëari Jesus Zabala u afrua në Shqipëri, pasi nga viti 2023 nuk kishte ekipe të regjistruara, ndwrkohw qw mw herwt regjistronte eksperienca në Kolumbi.
Futbollisti në fjalë është bërë pjesë e seancave stërvitore të Vllaznisë duke qënë në mbikqyerje të plotë nga stafi teknik, prej të cilit pritet një përgjigje, nëse është i vlefshëm për të firmosur me të, apo jo.



