Burreli tregoi javën që kaloj se mund të jetë një skuadër e fortë në fushën e saj, teksa mundën Apoloninë me shifrat 2-0 duke treguar dhe njëherë se do të luftojnë deri në fund për tu ngjitur sa më lartë në renditje.
Nesër në stadiumin e tij Burreli, matjanët e drejtuar nga shkodrani Samuel Nikaj kërkojnë pikët e plotë ndaj Laçit mysafir, i cili është forca e dytë e kampionatit.
Në seancën e sotme stërvitore, matjanët janë parë me një seriozitet maksimal në zbatimin me përpikmëri të detyrave të teknikut Samuel Nikaj.
Në formacionin që pritet ta nis nesër nga fillimi, priten disa ndryshime teksa pritet të ndryshoj dhe skema e lojës.
Pritet që formacioni startues të jetë me lojtarë të rinj si:Gjikola dhe Kaceli në mbrojtje,në mesfushë pritet aktivizimi i mesfushorit Qeleshi,ndërsa në sulm pritet dyshja Beçka dhe Ajazi.
Fatos LAMAJ



