Tirana dhe Flamurtari do të përballen nesër në kuadër të javës së 21-të të “Abisnet Superiore”.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” do të nis në orën 13:30.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel.
Arbitër kryesor i kësaj sfide do të jetë Indrit Myrtja,asistentët e tij do të jenë Erind Burgu dhe Xhuljo Mani,ndërsa rolin e arbitrit të katërt do ta mbaj Silvio Dyrmishi.
Në dhomën e sistemit Var do të jetë Enea Jorgji,ndërsa në Avar është caktuar Andi Koçi.
Fatos LAMAJ



