Derbi i myzeqese do te luhet ne stadiumin Loni Papuçiu ne Fier dhe do te filloj ne oren 13:30.
Ne kete takim Apolonia vjen me nje ecuri jo te mire rezultatesh.
Ku ne 18-te ndeshje Apolonia ka grumbulluar 22 pike dhe renditet ne vendin e tete,duke mar gjashte fitore,kater barazime dhe tete humbje.
Apolonia 6 fitoret e arritura i ka me skuadra si:Besa dy here,Kastrioti,Lushnja,Kukesi dhe Luftetari. Kater ndeshje qe ka dal barazim i ka me ekipe si:Luftetari,Korabi,Laçi dhe Iliria.
Ndersa ajo qe ja rendon me teper gjendjen jan 8 humbje me skuadra si:Burreli dy here,Kukesi,Pogradeci,Skenderbeu,Kastrioti,Korabi dhe Laçi.
Akoma dhe me e rende gjendja e Lushnjes deri ne kete moment. Pasi ne 18-te ndeshje te luajtura ka arritur te mbledh vete 19-te pike dhe renditet ne vendin e dhjete duke grumbulluar kater fitore,shtate barazime dhe shtate humbje. Fitoret e arritura i ka me skuadra si:Kastrioti,Iliria,Luftetari dhe Korabi.
Lushnja eshte ekipi i cili ka arritur te mar me shume barazime nga te gjitha skuadrat e tjera me ekipe si:Pogradeci,Skenderbeu,Kukesi dy here,Luftetari,Besa dhe Burreli.
Ne tabelen e humbjeve Lushnja ka numrin shtate dhe keto humbje i ka mar me skuadra si:Korabi,Apolonia,Laçi,Pogradeci,Skenderbeu,Besa dhe Kastrioti.
Ne derbin e fundit te luajtur ne stadiumin “Roza Haxhiu” Apolonia triumfoi me shifrat 0-1 dhe goli u realizua nga mesfushori Amagba.
Sa i perket formacioneve te mundshme dy tekniket Jovanoviç dhe Bano do te perzgjedhin lojtaret me te mire qe kan ne perberje.
Fatos LAMAJ



