Sunday, January 25, 2026

Zhgënjen Besa, mundet në shtëpi nga Skëndërbeu 2-3

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besa-Skënderbeu 2-3(Spahiu 8,Melo 56/Janaqi 54,Shaqe 71,Gjata 80)

Besa:Abdullahu,Beqja,Kapo,Lima,Nurja,Danaj,Hasani(Begaj 74),Treni(Rrena 60),Spahiu,Melo,Çinedu(Hebeja 86) Trajner:Gugash Magani

Skënderbeu:Alia(Dervishaj 45),Vangjeli,Gift,Ramos,Shaqe,Salim,Estrela,Janaqi,Çuçka(Gjini 57),Tajo(Gjata 79),Ukiçi(Gjumsi 46) Trajner:Ernest Gjoka

Gjyqtarë:Eldorjan Hamiti(Lezhë),Alfred Shkreta(Tiranë),Elvis Gjoka(Lezhë),Florjan Lata(Durrës) Delegat:Arbër Kalemi(Durrës) Vëzhgues:Idriz Gashi(Durrës)

Skënderbeu rikthehet te fitorja me një sukses të rëndësishëm në transfertë duke mposhtur Besën me rezultatin 2-3.

Në një ndeshje të luftuar,me ritëm të lartë,gola,polemika dhe emocione deri në fund.

Takimi nisi më mirë për vendasit,të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 8-të me mesfushorit Spahiu,i cili shfrytëzoi një moment shpërqendrimi në mbrojtjen korçare.

Besa e menaxhoi rezultatin në pjesën e parë ndërsa Skënderbeu u përpoq të reagonte,por pa sukses konkret deri në pushim.

Pjesa e dytë ishte e gjitha ndryshe,pasi që në minutën e 54-të,Janaqi barazoi shifrat për Skënderbeun duke rikthyer besimin për një rezultat pozitiv.

Vetëm dy minuta më vonë Melo përfitoi nga një aksion i shpejtë dhe i riktheu sërish avantazhin Besës.

Reagimi i Skënderbeut ishte i menjëhershëm,teksa  ë minutën e 71-të,Shaqe realizoi golin e barazimit,ndërsa në minutën e 80-të Gjata shënoi golin e fitores,duke përmbysur plotësisht rezultatin dhe duke heshtur stadiumin.

Në minutat e fundit Besa pretendoi për një penallti,por arbitri vijoi lojën duke shtuar edhe më shumë tensionin në këtë sfidë.

Me këtë fitore Skënderbeu mer tre pikë shumë të vlefshme në garën për kreun e kampionatit,duke treguar karakter dhe forcë ndërsa Besa mbetet me keqardhjen e një ndeshje ku pati avantazhin dy herë,por nuk arriti ta ruaj.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img