Monday, January 26, 2026

Abissnet Superiore-Humbja me Elbasanin, drejtuesit e Dinamos reagojnë zyrtarisht për gjykimin

Lexo

- Reklamë -spot_img

Humbja e ndeshjes 2-0 me Elbasanin, drejtuesit e Klubi FC Dinamo City kanë reaguar zyrtarisht për gjykimin e ndeshjes duke pretenduar se ka qënë në dëm të tyre. Reagimin e tyre, dinamovitët e shoqërojnë me pamjet e një ndërhyrjeje shumë të ashpër ndaj Ismailit në fundin e pjesës së parë, ku kryesori Juxhin Xhaja dhe VAR-i nuk akorduan karton të kuq.

Postimi zyrtar i FC Dinamo City:

“Klubi FC Dinamo City dënon gjykimin e ndeshjes së sotme, me kryesor Juxhin Xhajën. Pamjet ku skuadra jonë dëmtohet janë shumë të qarta. Rasti më flagrant është ndërhyrja horror ndaj lojtarit tonë Ismaili në fundin e pjesës së parë. Xhaja me stemën e FIFA-s dhe çuditërisht edhe VAR-i mbyllin sytë…

Ndjejmë detyrimin të reagojmë publikisht, duke qenë se gabimet flagrante të gjykimit kundër klubit tonë, janë të përsëritura. Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje. Për t’u përmendur është dhe rasti i golit të parë të kundërshtarit, ku ka një faull evident ndaj Nanit. FC Dinamo City kërkon vetëm drejtësi!”

Përveç kartonit të kuq të munguar, kryeqytetasit kanë rezerva edhe për aksionin e golit të parë të Elbasanit, duke pretenduar për një faull ndaj Nanit.

Dinamo nuk e ka nisur mirë fazën e tretë të kampionatit, ku në tri ndeshje ka marrë vetëm një pikë dhe ka humbur terren në tabelën e renditjes. Kundër Vllaznisë dhe Elbasanit blutë janë mundur jme të njëjtin rezultat, 2-0, ndërkohë që kanë vuajtur mungesat e shumta për shkak dëmtimesh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img