Monday, January 26, 2026

“Abisnet Superiore” rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së 22-të e cila do të luhet e ndarë në dy ditë të shtunën dhe të dielën. Teuta-Vllaznia, të dielën, ora 16:30, në “Niko Dovana”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gjithçka do të nis të shtunën me duelin Vora-Flamurtari i cili do të luhet në stadiumin “Vora” dhe që do të luhet në orën 13:30.

Ndërsa në orën 16:30 do të luhet një duel tepër interesant ku do të përballen Partizani-Elbasani që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”.

Ndërsa e shtuna do të mbyllet me takimin Dinamo-Bylis që do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe që do të luhet në orën 19:00.

Dy takimet e fundit të javës së 22-të do të luhen të dielën dhe do të zhvillohen në të njëjtën orë.

Në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet takimi Teuta-Vllaznia ndërsa sfida tjetër është Egnatia-Tirana që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” teksa të dyja takimet do të zhvillohen në orën 16:30.

Kalendari i javës së 22-të, Abissnet Superiore

Të shtunën-31 janar

Vora – Flamurtari, ora 13:30

Partizani – Elbasani, ora 16:30

Dinamo – Bylis, ora 19:00

Të dielën- 1 shkurt

Teuta – Vllaznia, ora 16:30

Egnatia – Tirana, ora 16:30

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img