Klubi i Futbollit Luftëtari, një emër historik i krijuar në vitin 1929 është përjashtuar zyrtarisht nga anëtarësia e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Vendimi u mor gjatë punimeve të Asamblesë Zgjedhore të Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës, ku me nëntë vota pro u vendos mbyllja përfundimtare e aktivitetit të këtij subjekti.
Klubi i cili arriti kulmin e tij në vitin 2018 me pjesëmarrjen në kupat e Europës, nuk regjistronte aktivitet kombëtar që prej vitit 2020.
Përmes këtij hapi juridik shuhet zyrtarisht ekipi që prodhoi legjenda të futbollit si Braho, Kalluci, Boni, Seiti, Çumaku, Xhumba, Lamaj, Bellaj, Haxhi etj.
Aktualisht futbolli në qytetin e gurtë përfaqësohet nga AF Luftëtari në Kategorinë e Parë, një identitet i ri që nuk ka lidhje ligjore me klubin e vjetër.
Ky vendim e arkivon përfundimisht Luftëtarin historik në kanalet e së kaluarës.
Fatos LAMAJ



