Wednesday, November 27, 2024

Futboll Kombëtarja/Miqësorja në transfertë me çekët, Shqipëria humbet 3-1

Lexo

REPUBLIKA ÇEKE-SHQIPËRI 3-1

(Shënues: Schick 18′, Masopust 68′, Čelůstka 89’/Çikalleshi 4)

REPUBLIKA ÇEKE: (4-2-3-1): Vaçlik, Kufal, Çelustka, Kalas, Bohl, Kral, Suçek, Mazopust, Darida, Jankto, Shik, Trajner: J.Silhavi

SHQIPËRIA: (3-5-2): Selmani, Ismajli, Xhimshiti, Kumbulla, Trashi, Kallaku, Bare, Abrashi, Veseli, Cikalleshi, Manaj, Trajner: E.Reja

Një barazim dhe një humbje është bilanci i dy miqësoreve që kombëtarja e jonë zhvilloi në harkun kohor të katër ditëve. Miqësore këto, të cilat u zhvilluan që të dyja në transfertë, e para në Uells ku barazoi 0-0 dhe e dyta mbrëmjen e sotme në Bullgari, të cilin e humbi me rezultatin  3 me 1.

Për kuqezinjtë tanë 90 minutëshi i sotëm ndaj Bullgarisë u paraqit me shumë ulje e ngritje, në të dyja fazat e lojës. Nëse në ndeshjen me Uellsin, mbrojtja mori notën 10, në mbrëmjen e sotme la shumë për të dëshiruar, kjo dhe për meritë të kundërshtarit.

Të besuarit e trajnerit Reja e nisën mirë sfidën, me shumë siguri në qëndrimin e tyre në fushën e lojës. Gjithsesi, me kalimin e minutave vendasit shtynë përpara dhe arritën të gjejnë golin e avantazhit. Nëse në minutën e 16-të, portieri Selmani bëri shpëtimtarin përballë Jankto, dy minuta më vonë Shik tregohet i pamëshirshëm me gjuajtjen e tij, 1-0.

Një lojë jo e mirë në fazën mbrojtëse për kuqezinjtë, duke krijuar shumë hapësira për kundërshtarin. Gjithsesi, kjo nuk e pengon golashënuesin më të mirë, Sokol Cikalleshin, që të shpalosë talentin e tij me një gjuajtje nga distanca, për të sigluar 1-1 në minutën e 42-të, rezultat që mbyll pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Republika Çeke arrin të gjejë edhe njëherë avantazhin. Është pikërisht minuta e 68-të, ku pas një aksioni model, Masopust gjen rrugën e rrjetës me një diagonal të fuqishme, 2-1. Në minutat në vazhdim, pas shumë ndryshimeve të bëra për të dyja skuadrat, kuqezinjtë shfaqen më kërkues, por ata që shënojnë janë përsëri çekët. Një goditje dënimi dhe Celustka me kokë ka sigluar 3-1 në minutën e 89-të.

Në fund, Bare është ndalur nga shtylla, ndërsa Laçi nuk konkretizon si duhet në mundësinë e krijuar. Gjithçka mbyllet me fitoren 3-1 të Republikës Çeke, kuqezinjtë dorëzohen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img