Dinamo-Bylis 0-0
Në pamje të parë kur shikon se në fushë është një Dinamo e mirëorganizuar dhe mirëfinancuar duke u konsideruar si pretendente për trofe dhe përballë ka një Bylis modes, dhe aq më tepër që vetëm dy ditë më herët i ka marrë në merkato dy lojtarët më të mirë, në opinionin sportiv aludohej për një ndeshje të lehtë të bluve.
Por, realisht, fusha e lojës tregoi të kundërtën, sepse Bylisi, jo vetëm që nuk ishte inferior, por mëse i barabartë. Madje, pse për të mos thënë se pati momente që ishte edhe më lart se Dinamo.
Bazuar në atë që u pa në fushën e lojës, barazimi ishte rezultati më i drejtë në këtë takim, me një Bylis që doli i fituar me pikën në transfertë përballë një Dinamo që vazhdon të zhgënjejë, në lojë dhe rezultat.
Barazim që e mban Dinamon në vendin e katërt me 34 pikë, ndërkohë që pika e marrë me shumë meritë në “Air Albania” e ndihmon Bylisin të qëndrojë në vendine tetë, me një pikë më shumë sesa Flamurtari dhe 3 nga Tirana e vendit të fundit.



