Prononcimi i trajnerit të Bylisit, Mirel Josa, pas ndeshjes, Dinamo-Bylis, 0-0
“Unë nuk merrem me mangësitë që lenë lojtarët e larguar, merrem me lojtarët që kam gjendje. Të shikojmë si do të rikuperohet mungesa e tyre. Drejtuesit po punojnë. Më mirë të flasim për ndeshjen dhe mos merremi me lojtarët që janë larguar.
Pjesën e parë e interpretuam më mirë. Skuadra në pjesën e dytë u ndrojt pak, edhe për të ruajtur rezultatin. E humbisnim topin shumë shpejt. Nuk i lini kohë krahëve tanë, të paktën të kishim fituar më tepër hapësira përpara. Sulmuesit në përgjithësi këtë detyrë kishim. Nuk duhet ta humbisnim topin aq shpejt. Në pjesën e dytë nuk e interpretuam lojën.
Unë mendoj që në gjendjen që ishim sot, sepse kemi pasur situatë të pastabilizuar. Lëvizja e lojtarëve u bë e menjëhershme. Edhe lojtarë të tjerë mund të jenë në tratativa për të lëvizur. E humbisnim topin në zona shumë të ngushta. Ne duhet të shfrytëzonim zonat që linte Dinamo. Qendra e Dinamos ishte shumë e kujdesshme me sulmuesin tonë kryesorë.
Interpretimi i lojës, kur të luajmë në Ballsh, skuadra do të hapet më tepër, duhet të dimë ku ta godasim kundërshtarin. Unë e kam të fiksuar gjithë lojën, I dhamë të drejtë Dinamos, ta fitonte topin menjëherë. Duhet ta kishim goditur nga krahët Dinamon. Ky është mendimi im.
Në pjesën e parë u bë më mirë, në pjesën e dytë u fokusuam më tepër në veprimet mbrojtëse. Nuk donin lojtarët dhe ne në stol që të humbiste ndeshja.
Të dy lojtarëve të krahëve i binte të bënin distanca 60-70 metra, duhet t’iu jepnim kohë atyre që të dilnin përpara. Dinamo e fitoi topin shumë herë në zona të ngushta. Dinamo të detyron të bësh atë lojë.
Ndeshja ka 3 rezultate, të vish në Tiranë t’i marrësh pikë Dinamos, është e mirë, që të rrit besimin, njësoj si me Egnatia. Skuadra s’ka qenë shumë e përqëndruar këtë periudhë. Të gjithë kanë pretendime. Do të mundohemi t’i japim besim skuadrës të shkojë përpara.
Problemi im më i madh është ekulibrat, kur ka topin. Na mungonte një lojtar i rëndësishëm si Dejvid. Do të shikojmë si do të zgjidhet problemi i portierit. Portieri i dytë që luajti e bëri detyrën mirë, pavarësisht se s’kishte shumë punë. Portieri është një pikë shumë e fortë e skuadrës. Është normale që portier tjetër do të marrim”, u shpreh Josa.



