Tuesday, February 10, 2026

Sot, 2 duelet e fundit të javës 22 “Abisnet Superiore”: Teuta – Vllaznia(16:30), Egnatia – Tirana(16:30)

Lexo

- Reklamë -spot_img

E nisur ditën e djeshme me tre sfidat e para: Vora – Flamurtari, Partizani – Elbasani, dhe Dinamo – Bylis, java e 22-të e “Abissnet Superiore” vijon sot me duelet e tjera  Teuta – Vllaznia, Egnatia – Tirana, të cilat janë të fundit që mbyllin këtë javë.

Që të dyja ballafaqimet e sotme luhen në të njëjtën orë, 16:30, ku në stadiumin “Niko Dovana” përballen Teuta-Vllaznia ndërsa sfida tjetër është Egnatia-Tirana që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”.

Sa i takjon ndeshjeve të djeshme, dueli i parë Vora-Flamurtari, u mbyll në barazim 0-0, me një pikë shumë të rëndësishme të vlonjatëve në transfertë.

Përballja tjetër Partizani-Elbasani e luajtur në stadiumin “Arena e Demave”, ps episodeve të shumta që afroi kjo ndeshje u mbyll në barazim, 2-2.

Në barazim, por pa gola u mbyll edhe takimi tjetër i luajtur në “Air Albania” të kryeqytetit në mes Dinamos dhe Bylisit, me ballshiotët shumë simpatikë në shumë e lojës dhe dinamovitët që vazhdojnë të mos jenë në nivelin e ballafaqimeve të mëparshme.

Kalendari i javës së 22-të, Abissnet Superiore

Dje

Vora – Flamurtari, 0-0

Partizani – Elbasani, 2-2

Dinamo – Bylis, 0-0

Sot

Teuta – Vllaznia, ora 16:30

Egnatia – Tirana, ora 16:30

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img