Ballina Futboll Sot, 4 duelet e fundit të javës 26-të të Abissnet Superiore: Vora...

Sot, 4 duelet e fundit të javës 26-të të Abissnet Superiore: Vora – Dinamo City, 13:30 Partizani – Egnatia, 16:30, AF Elbasani – Bylis, 16:30, Teuta – Flamurtari, 19:30

Java e 26-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, nisi dje me klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana, takim i cili u fitua nga kuqeblutë me rezultatin 3 me 1.

Ndërkohë, sot ne program janë katër duelet e tjera: Vora – Dinamo City, 13:30
Partizani – Egnatia, 16:30, AF Elbasani – Bylis, 16:30, Teuta – Flamurtari, 19:30.

Në orën 13:30, Vora pret në shtëpi Dinamo City-n, me të dy ekipet që synojnë rikthimin te rezultati pozitiv.

Në orën 16:30 zhvillohen dy ndeshje njëkohësisht. Partizani përballet me Egnatian në “Arena e Demave”, në një duel të fortë dhe spektakolar. Po në të njëjtën orë, AF Elbasani luan ndaj Bylisit në “Elbasan Arena”, me të dy ekipet që vijnë pas rezultateve pozitive në javën e kaluar.

Java mbyllet në orën 19:30 me ndeshjen mes Teutës dhe Flamurtarit në stadiumin “Niko Dovana”, një tjetër përballje e rëndësishme për ecurinë e sezonit. Durrsakët synojnë fitoren e tretë radhazi në kampionat, ndërsa vlonjatët, që ndodhen në fundin e tabelës, kërkojnë rikthimin te fitorja.

Kalendari i javës së 26-të “Abissnet Superiore”

Dje

Vllaznia – Tirana, 3-1

Sot
Vora – Dinamo City, 13:30
Partizani – Egnatia, 16:30
AF Elbasani – Bylis, 16:30
Teuta – Flamurtari, 19:30

Fatos LAMAJ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu