Saturday, February 28, 2026

(Video) Kategoria e Dytë-Fitojnë kryesuesit. Besëlidhja mund Tërbunin 2-0 dhe Shiroka fiton me Basanian 3-1. Lezhjanët në krye me 39 pikë, e ndjek Shiroka me 35 dhe Sopoti 30 pikë, me një ndeshje më pak

Lexo

- Reklamë -spot_img

Katër nga pesë duelet e javës së 16-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, grupi A, janë luajtur pasditen e sote duke regjistruar fitore për ekipet kryesuese, Besëlidhja dhe Shiroka.

Që të dyja skuadrat luajtë në shtëpi dhe mundën respektivisht, Tërbunin dhe Basanian.

Në derbin verior Besëlidhja-Tërbuni të luajtur në stadiumin “Brian Filipi” Lezhës, lezhjanët e drejtuar nga trajneri shkodran Elvis Plori e mbyllën takimin me rezultatin 2 me 0 në favor të tyre.  Ish futbollisti i Vllaznisë Arsid Kruja shënoi golin e parë në minutën e 24-të, ndërkohë që në pjesën e dytë është Ardit Hila që në të 55-tën minuta dyfishon shifrat e avantazhit.

Nga ana tjetër, një derbi tjetër shkodran ishte ai i luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës në mes KF Shiroka dhe Basania FC.

Shirokasit e drejtuar nga italini Emiliano Bonazzoli e nisen me gol ndeshjen teksa në minutën e katërt shënuan të parët me anë të kapitenit Erjon Vucaj, avantazh që mbeti në fuqi deri në fund të pjesës së parë.

Shtatë minuta nga fillimi i së dytës, bushatasit e Basanias të drejtuar nga trajneri kosovar, Besart Cecelia, barazojnë rezultatin me autor Kufu duke rihapur ndeshjen.

Shiroka nuk pajtohet me barazimin dhe pas një aksioni në portën mysafire, shënon golin e dytë me të zakonshim, Erjon Vucaj, i dyti në këtë ndeshje për kapitenin shirokas.

Minutat në vazhdim janë shumë të dyluftuara, Shiroka për të mbajtur në fuqi avantazhin dhe Basania për të barazuar rezultatin.

Ankthit që përfshiu këtë sfidë shumë të dyluftuar i jep fund Eridon Dulaj, i cili duke përfituar edhe nga një gabim në prapavijen bushatase, shënon golin e tretë në minutën e 90-të duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 1 në favor të tyre.

Në këtë mënyrë, me fitoret e sotme, pas javës së 16-të, Besëlidhja vazhdon të kryesojë tashmë në kuotën e 39 pikëve, katër më shumë sesa Shiroka e vendit të dytë, ndërkohë që që vendin e tretë, me një ndeshje më pak është Sopoti me 30 pikë.

Një fitore të rtëndësishme këtë javë realizoi edhe Veleçiku duke mundur Naftëtarin 2-1. Të parët kaluan në avantazh miqtë nga Kuçova në minutën e 42-të me autor Enti Gjishti, ndërkohë që për vendasit Jurgen Gjini është autor i golit të parë në minutën e 45-të dhe Arianit Zaraj në minutën e 42-të.

Për t’u theksuar është fitorja në transfetë e Erzenit, i cili mundi 1 me 2 Luzin 2008, ku për shijakasit shënuan Paplekaj dhe Duraku, respektivisht në minutat 10 dhe  44.

Rezultatet e javës së 16-të të Kategorisë së Dytë, grupi A

Sot

Besëlidhja-Tërbuni 2-0(Shënues: 24′ Kruja, 55′ Hila)

Shiroka-Basania 3-1(Shënues: 4′, 63′ Vucaj, 90′ Dulaj – 52′ Kufu)

Veleçiku-Naftëtasi 2-1(Shënues: 45′ Gjini, 78′ Zaraj – 42′ Gjishti)

Luzi 2008-Erzeni 1-2(32′ Longcat – 10′ Paplekaj, 44′ Duraku)

Nesër

Adriatiku-Sopoti(14:00)

(Video) Pamje nga ndeshja Shiroka-Basania 3-1, si dhe prononcimi i trajnerit të Shirokës, Emiliano Bonazzoli.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img