Saturday, February 28, 2026

Partizani rikthehet fuqishëm, triumfon 2-0 ndaj Egnatias

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani duket në formë të shkëlqyer dhe këtë e ka konfirmuar në duelin ndaj Egnatias,ku të kuqtë triumfuan 2-0.

Në ndeshjen e javës së 26-të,vendasit u shfaqën shumë agresiv që në start. Pa vetëm tetë minutave lojë Murataj zhbllokoi takimin,pas një asisti të mar nga Skuka.

Ky i fundit asistoi edhe te goli i dytë i shënuar nga Sidibe në minutën e 14-të,pas një gabimi të Fernando në kthimin e topit pas.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat,ndërsa Egnatia e kishte të vështirë të reagonte edhe në fraksionin e dytë.

Gjithçka u vështirësua në minutën e 71-të kur Aleksi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë,duke lënë miqtë me 10 lojtarë.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund me Partizanin që mori fitoren dhe mban vendin e pestë me 39 pikë,po aq sa Dinamo e vendit të katërt,ndërsa Egnatia renditet në vendin e tretë me 46 pikë të grumbulluara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img