Ballina Ekipet Kombëtare U kontestua nga Vllaznia për ndeshjen ngaj Bylisit, Emanuela Rusta gjykon të...

U kontestua nga Vllaznia për ndeshjen ngaj Bylisit, Emanuela Rusta gjykon të martën Spanjë-Islandë për Botërorin 2027 të vajzave

Vetëm pak ditë pas kontestimit të KF Vllaznia për ndeshjen e transfertës me Bylisin, Emanuela Rusta është përzgjedhur të drejtojë një tjetër ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

32-vjeçarja do të jetë arbitre kryesore në sfidën Spanjë-Islandë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027 për vajza, ndeshje që do të luhet më 3 mars në orën 19:00.

Mirjeta Salla dhe anglezja Nicoleta Ramona Bria do të jenë asistentet e Rustës, ndërsa Kejsi Tafili do të jetë gjyqtare e katërt e ndeshjes.

Një tjetër vlerësim për Rustën dhe për të gjithë arbitrat shqiptarë, që tashmë gjykojnë thuajse çdo javë ndeshje ndërkombëtare.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu