Trajneri i ekipit Basania FC të Bushatit, kosovari Besart Cecelia, ka shpëtuar për mrekulli, pasi gjatë udhëtimit nga Kosova për në Shkodër ku do t’i bashkohej skuadrës në stërvitjen e mbrëmjes së sotme, ka pasur një aksident të rrezikshëm.

Dy ditë më parë, ai humbi nënën e tij dhe për këtë u largua nga Shkodra duke marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit organizuar në Vushtri, ku jeton familja e tij.
Lodhja fizike por edhe psikologjike-emocionale e ardhur nga rasti në fjalë, duket se kanë ndikuar që për një moment, pagjumësia të bëjë punën e vet, dhe automjeti që ai drejtonte të dilte nga rruga në segmentin, Morinë-Kukës duke rënë poshtë në një lartësi mbi dhjetë metër.
Fatmirësisht, trajneri kosovar i Basanias të Bushatit, Besart Cecelia, ka shpëtuar për mrekulli duke mos marrë dëmtime fizike, përpos një gërvishje në anë të ballit.



