Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet në prag të ndeshjes së radhës ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027.

Pasditen e sotme, trajneri Armir Grima pati në dispozicion grupin e plotë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku skuadra zhvilloi një seancë stërvitore të fokusuar në aspektin taktik dhe në vendosjen në fushë.

Ekipi i vajzave do të zhvillojë nesër në stadiumin “Loro Boriçi” edhe seancën zyrtare stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Çekisë.

Shqipëri – Çeki do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, më 7 mars në ora 18:00. Hyrja do të jetë falas dhe ndeshja do të transmetohet live në FSHF Tv.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img