Besëlidhja nuk e ka ndërmend të ndalet. Edhe për javën e 17-të, skuadra lezhjane e drejtuar nga trajneri Elis Plori ka bërë detyrën teksa ka dalë fituese e derbit verior duke mundur pastër, Veleçikun 4 me 1.
Besëlidhja ishte dominues e dukshme e krejt ndeshjes, teksa me golat e shënuar nga: 4′ Alcani, 13′ Akansase, 23′ Hila e mbyll pjesën e parë në avantazh 3 me 0.
Dhjetë minuta nga fillimi i së dytës, avantazhi i Besëlidhjes shkon në 4 me 0 falë golit të shënuar nga Temja. Rezultat ky që qëndron në fuqi deri në sekondat e fundit të krejt ndeshjes, kur në momomentin që arbitrja Emanuela Rusta po vërshëllente për mbylljen e krejt ndeshjes, është Banushaj që shënon në portën e Besëlidhjes duke bërë që rezultati përfundimtar të ishte 4 me 1 për lezhjanët.
Me këtë fitore, Besëlidhja shkon në kuotën e 42 pikëve duke e thelluar në plus 8 pikë diferencen me vendin e dytë, që tashmë është Sopoti, i cili sot mundi Shirokën në shtëpi me rezultatin 1 me 0, me golin e shënuar nga Animu në minutën e 77-të. Ndërkohë, kjo humbje e zbret Shirokën në vendin e tretë me 35 pikë.
Në ndeshjen tjetër të grupit A të luajtur në Bushat, befason skuadra vendase Basania, e cila pas atij prezantimi dinjitoz një javë më parë me Shirokën pretendente për kategorinë e parë, sot është mundur në shtëpi 0 me 2 nga Naftëtari. Golat për mysafirët u shënuan nga 36′ Azizaj, 74′ Obina.
Kjo fitore e ngjit Naftëtarin në vendin e pestë me 22 pikë, ndërkohë që Basania mbetet në kuotën e 10-të pikëve duke u renditur në vendin e nëntë.
Në ndeshjen tjetër të grupit A, Erzeni-Adriatiku, ka mjaftuar një gol i vetëm i Ekubo, shënuar në minutën e 21-të që shijakasit të marrin tre pikë, të cilët e mbajnë në vendin e katërt me 27 pikë, 7 më pak sesa Shiroka e vendit të tretë.
Rezultatet e javës së 17-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A:
BESËLIDHJA 4-1 VELEÇIKU
4′ Alcani, 13′ Akansase, 23′ Hila, 55′ Temja / 90′ Banushaj
SOPOTI 1-0 SHIROKA
77′ Aminu
BASANIA 0-2 NAFTËTARI
36′ Azizaj, 74′ Obina
ERZENI 1-0 ADRIATIKU
21′ Ekubo



