Për javen e parë të superliges së futbollit të moshave, ekipet e Akademisë Vllaznia, U-17 dhe U-19 ishin mysafire në kryeqytet ku u ndeshen me ekipet respektive Internacional të kryeqytetit. Fillimisht në fushën e lojës janë ndeshur 17 vjeçarët ku ekipi kuqeblu i drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi është mundur me rezultatin 0-2. Golat për ekipin vendas janë shënuar nga Tresa në minuten e 43-të si dhe Hasa në të 82-ten. Formacioni i Vllaznisë U-17 në këtë ndeshje ishte ky: Jukaj, Boshti, Cungu, Kapllani, Maliqi, Muhaj, Selmani, Shimaj, Tafili, Repaj, Matija. Gjatë lojës u aktivizuan edhe Kola, Gjondrekaj, E. Tafili. Ndërkohë, pas tyre janë përballur ekipet U-19, Vllaznia-Internacional. Një ndeshje kjo shumë e dyluftuar nga të dyja skuadrat që kërkonin secili prej tyre fitoren, por që kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kanë bërë një prezantim më të mirë se kundërshtari duke e fituar ndeshjen me rezultatin 0 me 1. Përpos golit të fitores realizuar nga Smajli në minuten e 80-të Vllaznia U-19 ka pasur edhe raste të tjera për shënim, madje edhe një moment të diskutueshëm penalltie në favor të tyre, që sipas stafit kuqeblu arbitri gaboi në këtë rast. Nga sa mësohet, për rastin në fjalë, drejtuesit kuqeblu kanë bërë reklamim pranë komisioneve përkatëse në FSHF. Vllaznia U-19 luajti përballë Internacional me këtë formacion: Kaçaj, Elbasani, Filipi, Alivoda, Delaj, Bebeziqi, Paloka, Muliu, Nikaj, Pusi, Smajli. Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Papa, Kusi, Biza, Xhila, Pjeshka.
Në kategorinë e Superliges U-19 konkuron edhe ekipi i Shënkollit që drejtohet nga trajneri shkodran Haris Lika, ekip i cili në javen e parë mundi me rezultat të thellë Dinamon me rezultatin e thellë 6 me 0. Autorë të golave për Shënkollin e Haris Likes janë Daija me tre gola, Megrizvani(2) dhe Pica. Ndërkohë, në formacionin e parë trajneri Lika aktrivizoi këta lojtarë: Dani, Çuni, Metaliaj, Gjoka, Daija, Maçaj, Marku, Përgjoni, Pica, Uku, Mekrizvani. Gjatë lojës u aktivizuan edhe Shimaj, Mastafaj, Likaj, Kolndreu, Deda.
Kalendari i javës së dytë të Superliges së moshave është ky:
Kategoria U-17, grupi A
Partizani-Shkëndija e Tiranës, Brians-Tirana, Vllaznia-Shënkolli, Laçi-Internacional, Shkodra-Shkëndija e Durrësit.
Kategoria U-19, grupi B
Partizani-Shkëndija e Tiranës, Dinamo-Tirana, Vllaznia-Shënkolli, Laçi-Internacional, Shkodra-Shkëndija e Durrësit