Ballina Futboll Kategoria e Parë/Sot, luhen të gjitha ndeshjet e javës së 27-të

Kategoria e Parë/Sot, luhen të gjitha ndeshjet e javës së 27-të

Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë.

Në total do të luhen gjashtë sfida, ku të gjitha ekipet do të zbresin në fushë në orën 15:00.

Sfida që spikat në këtë javë futbollistike të Kategorisë së Parë është ajo mes Pogradecit dhe Ilirisë.

Ndërkohë që Laçi luan në shtëpi përballë Besës,ndërsa Skënderbeu pret Korabin.

Në ndeshjet e tjera Luftëtari përballet me Apoloninë, Kukësi luan ndaj Lushnjës,ndërsa Burreli luan kundër Kastriotit në transfertë.

Kalendari i Javës së 27-të të Kategorisë së Parë

Skënderbeu – Korabi 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Skënderbeu”

KF Laçi – Besa 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Laçi”

Pogradeci – Iliria 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”

Kastrioti – Burreli 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Redi Maloku”

AF Luftëtari – Apolonia 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Gjirokastra”

Kukësi – Lushnja 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Kukës Arena”

Fatos LAMAJ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu