Euro 2020 vijon me ditën e tetë të finaleve, kun ë program janë për t’u juajtur tre ndeshje, Suedi-Sllovaki, Kroaci-Republika Çeke dhe Angli-Skoci. Sfida midis Anglisë dhe Skocisë është më e pritura e ditës së premten, e cila mund të shohë kualifikimin e “Tre Luanëve”, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Ndërkohë, Sllovakia në këtë raund të dytë do të ketë punë me Suedinë, ndërsa Republika Çeke do të masë forcat me Kroacinë.
Ora 15:00 Suedi-Sllovaki (Grupi E, Shën Petersburg)
Pasi I ka rezistuar presionit të Spanjës në barazimin e së hënës 0-0, Suedia e sheh ndeshjen kundër Sllovakisë si një mundësi për të treguar aftësitë e tyre sulmuese. Por dhe nuk mund të gabojë shumë përballë një kundërshtari të tillë, që në raundin e parë mundi Poloninë (megjithëse me ndihmën e të përjashtuarit, Grzegorz Krychoëiak). Kjo fitore ishte vetëm e dyta për sllovakët në finalet e EURO-s: e treta do t’u garantonte atyre një vend në dy të parët.
18:00: Kroaci – Republika Çeke (Grupi D, Glasgoë)
Kroacia nuk ka shumë alternativa pas disfatës kundër Anglisë. Shënimi I golit është thembra e Akilit për këtë skuadër dhe Zlatko Dalić ka dërguar 29 ekipe të ndryshme në 30 ndeshje pasi përfundoi i dyti në Kupën e Botës FIFA 2018. Trajneri shpreson të fshijë dyshimet e tij në Hampden Park kundër një Republike Çeke që nuk ka probleme në atë departament, falë Patrik Schick. Goli i tij nga mesfusha ndaj Skocisë me të drejtë u bë titull kryesorë, por të mos bëjmë gabime: fitorja erdhi falë taktikave të zgjuara dhe një plani të përcaktuar mirë të ndeshjes.
21:00: Angli-Skoci (Grupi D, Londër)
Kanë kaluar 25 vjet që kur një mrekulli e Paul Gascoigne i dha Anglisë fitoren ndaj Skocisë në fazën e grupeve të EURO ’96: tani, të dy ekipet e gjejnë veten në Ëembley. Të njëmbëdhjetë të besuarit e Gareth Southgate janë favoritë pas paraqitjes së tyre të mirë kundër Kroacisë, por skocezët, të mundur 2-0 nga Republika Çeke, do të paraqesin një rezistencë të ashpër. Garat pasionante si kjo mund të vendosen nga një moment i vetëm, ashtu si ajo e Gazza.