Tirana, “leksion” Egnatias! Një titull i tillë i shkon për shtat sfidës së luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, ku bardheblutë që po luftojnë për mbijetesë kanë arritur të mundin Egnatian kampione në fuqi.
3 me 1 në favor të Tiranës është mbyllur kjo ndeshje, ku me këto tre pikë ngjitet për momentin në vendin e tetë me 31 pikë, 1 më shumë sesa Bylis që ka një ndeshje më pak dhe 5 nga Flamurtari i vendit të fundit, i cili barazoi dje me Vorën 1-1.
Goli i parë për bardheblutë ka ardhur në minutën e 12-të me autor Ëilliam Tabekou duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal të Tiranës, 1-0.
Bardheblutë vijojnë të luajnë mirë edhe në pjesën e dytë, ku edhe pse rrogozhinasit barazojnë përkohësisht në minutën e 58-të me anë të Buriç, Tirana arrin të shënojë golin e dytë të avantazhin në minutën e 63-të me anë të Redon Xhixhës nga pika e bardhë e penalltisë. Dhe, për ta mbyllur përfundimisht mendon Diar Halili, që me golin e shënuar në minutën 69-të vulos fitoren e merituar 3-1.


