Java e 31-të e “Abissnet Superiore” luan sot dy duelet e fundit. Bylis në kufijtë e mbijeteses pret Dinamo City në kërkim të vendity të katërt, takim ky luhet në stadiumin “Adush Muçaj”, prej orës 16:00. Ndërkohë që në mbrëmje, prej orës 19:00, Elbasani do të presë Partizanin në “Elbasan Arena”, një ballafaqim mes akuadrave të katërshes finaliste. Verdheblutë për të kapur vendin e dytë dhe Partizani për të konsiliduar vendin e katërt.
Sfida e parë hapëse e kësaj jave u luajt të shtunën në Vlorë me një përballje direkte për mbijetesë mes Flamurtarit dhe Vorës që e mjbyllen në barazim 1 me 1.
Tirana-Egnatia hapën në orën 16:00 serinë e ndeshjeve të ditës së dielë, me ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”, ku bardheblutë munden me rezultatin 3 me 1 Egnatian kampione në fuqi.
Kalendari i Javës së 31-të Abissnet Superiore
Të shtunën
Flamurtari – FK Vora, 1-1
Të dielën
Tirana – Egnatia, 3-1
Vllaznia – Teuta, 1-0
Sot
Bylis – Dinamo City, ora 16:00, stadiumi “Adush Muçaj”
AF Elbasani – Partizani, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”


