Derbi Tirana – Partizani, hap javën e 33-të Abissnet Superiore. Sot, ora 19:00, në “Air Albania”. Katër duelet e tjera, nesër dhe pasnesër

Lexo

- Reklamë -spot_img

Derbi Tirana – Partizani, sfida që luhet sot prej orës 19:00, në stadiumin “Air Albania”, hap serinë e ndeshjeve të javës së 33-të të Abissnet Superiore.

Një sfidë me peshë të madhe për të dyja skuadrat, që synojnë maksimumin për të përmbushur objektivat e tyre në këtë fazë vendimtare të kampionatit.

Ndeshjet e tjera të javës së 33-të, vijojnë të dielën, më 26 prill, me dy ndeshje të tjera interesante. Teuta do të udhëtojë drejt Ballshit për t’u përballur me Bylisin në ora 16:00, ndërsa Egnatia do të presë Vorën në shtëpi, në një duel që pritet të jetë mjaft i luftuar dhe me rëndësi për ecurinë e të dyja ekipeve.

E hëna ka në program superduelin mes Elbasanit dhe Vllaznisë, përballje do të luhet në “Elbasan Arena” në ora 19:00. Dy skuadra që kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në “Final 4”, por që vijojnë betejën për të grumbulluar sa më shumë pikë në funksion të fazës finale.

Me shumë interes pritet edhe sfida që do të luhet pot ë hënën në të njëjtën orë me duelin e Elbasanit, ku në stadiumin e Vlorës, Flamurtari do të presë Dinamo City-n në një tjetër duel delikat, ku çdo pikë mund të rezultojë vendimtare për objektivat e skuadrave në këtë fund sezoni.

Kalendari i Javës së 33-të të Abissnet Superiore 

Sot

Tirana – Partizani, 25 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Air Albania”

Nesër

Bylis – Teuta, 26 prill 2026, ora 16:00, stadiumi “Adush Muçaj”

Egnatia – FK Vora, 26 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Arena Egnatia”

Pasnesër

AF Elbasani – Vllaznia, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Elbasan Arena”

Flamurtari – Dinamo City, 27 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img