Besnik Duli, “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe. Me një karrierë të gjatë si futbollist dhe trajner, Këshilli Bashkiak i ka dhënë të gjitha votat pro për njeriun që po punon prej vitesh me shumë pasionin për Veleçikun e Koplikut

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një prej pikave të rendit të ditës së mbledhjes së fundit të Këshillit të Bashkisë Malësi e Madhe, ishte edhe propozimi për akordimin e titullit “Qytetar Nderi” për trajnerin e futbollit Besnik Duli, njeriun që me pasionin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij maksimal po kontribuon prej vitesh në drejtimin e ekipit të futbollit “Veleçiku” i Koplikut.

Falë vlerave që ai disponon, në momentin e votimit, të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak papërjashtim ngritën kartonat jeshil duke miratuar akordimin e titullit “Qytetar Nderi” për Besnik Dulin.

Një titull ky i merituar për Besnik Dulin, i cili më herët se të niste detyrën e trajnerit ka kaluar një karrierë të pasur si futbollist, ku sidomos kur luante me ekipin e Naftëtarit të Kuçovës, emri i tij ka mbetur në historinë e futbollit shqiptar si autor i 40 golave, ndërkohë që kaloi një përvojë pozitive edhe në futbollin grek.

E veçanta e Besnik Dulit, është se ai i ka qëndruar “besnik” Veleçikut duke e drejtuar rreth 30-të vite duke nxjerrë nga duart e tij futbollistë cilësorë, që krahas ekipit koplikas kanë arritur të kontribuojnë me Vllazninë, ekipet e tjera të futbollit shqiptar, kombëtaren e Shqipërisë si dhe në ekipet europiane.

Por, krahas sportit, Besnik Duli spikat edhe si një arsimtar model i diplomuar në dy fakultete, Bio-Kimi dhe Edukim Fizik e Sporte, duke u vlerësuar me dekorime të ndryshme nga strukturat e qeverisves vendore, Ministria e Arsimit dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndaj, titulli “Qytetar Nderi”, i akorduar nga Këshilli i Bashkisë Malësisë së Madhe, është mëse i merituar për këtë figurë sportive që vazhdon të jetë aktiv në detyrën e trajnerit të ekipit të futbollit, “Veleçiku” i Koplikut.

Ky titull, i bashkangjitet një titulli tjetër të akorduar katër vite më herët nga Bashkia Kuçovë, e cila nderonte Besnik Dulin me titullin “Qytetar Nderi” me këtë motivacion:

“Për kontributin e dhënë në Klubin e Futbollit Naftëtari, ku dallohej për organizimin dhe cilësitë e larta sportive”.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img