(Video) “Vllaznit Ultras” mbështesin Vllazninë në stërvitje. Kuqeblutë: “Kjo është familje. Kjo është forcë. Ne në fushë, ju në shkallë…bashkë për një qëllim: Vllazninë në majë!”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kuqeblutë e Vllanisë kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje në këto javë të fundit të kampionatit. Dhe, këtë, e kanë kuptuar më mirë se askush tjetër tifozët e grupimit “Vllaznit Ultras”, të cilët me veprimin e tyre duke u shfaqur në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” gjatë stërvitjes së skuadrës shoqëruar me entuziasmin dhe brohoritjet e tyre karakteristike kanë përcjellë mesazhin e duhur në mbështetje të Vllaznisë për sfidat e mbetuara të kampionatit.

Veprimi i grupimit “Vllaznit Ultras” ka emocionuar dhe mbushur me moral futbollistët dhe stafin teknik të Vllaznisë, gjë të cilën nuk kanë nguruar ta përcjellin përmes një postimi zyrtar në faqen e KF Vllaznia.

KRAH PËR KRAH DERI NË FUND

Sot në stërvitje nuk ishim vetëm.

Zëri dhe zemra e Shkodrës ishte aty.

Faleminderit Vllaznit Ultras për mbështetjen – në çdo moment, në çdo betejë.

Kjo është familje. Kjo është forcë.

Ne në fushë, ju në shkallë…

bashkë për një qëllim: Vllazninë në majë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img