Dinamo ka mposhtur Egnatian me rezultatin 2-0 në “Air Albania”, takim i vlefshëm për javën e 34-t të “Abissnet Superiore”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH1.
Dy golat e shënuar nga Malomo në 20 minutat e para të sfidës e bënë gjithçka të thjeshtë pë të besuarit e trajnerit Ilir Daja. Rrogozhinasit u munduan të reagojnë, por pa arritur të mposhtin portierin Teqja, ndërkohë që në fundin e takimit mbetën me një lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Aleksit me karton të kuq.
Kjo është humbja e katërt radhazi për skuadrën e Egnatias që mbetet në kuotën e 54 pikëve, në vendin e tretë. Dinamo ngjitet në kuotën e 48 pikëve dhe mban vendin e katërt.


