Pjesëmarrja e Republikës Demokratike të Kongos në Botërorin 2026 është në rrezik për shkak të një degëzimi të ri të virusit të Ebolës që ka ndezur disa vatra në vendin afrikan.
Shefi i Task Force-s të ngritur nga Shtëpia e Bardhë për Botërorin 2026, Andreë Giuliani, ka thënë mbrëmjen e kaluar se ka informuar FIFA-n se delegacioni i Republikës Demokratike të Kongos duhet që të qëndrojë i izoluar për 21 ditë në Belgjikë përpara se të udhëtojë drejt kontinetit tjetër.
“Kemi qenë të qartë me Kongon se duhet që të izolojnë delegacionin e tyre për 21 ditë përpara se të udhëtojnë drejt Houston më 11 qershor”, tha Giuliani.


