Vllaznia 6 dhe Gramshi 1. Ky është rezultati i ndeshjes së dytë gjysmëfinale të “Final 4”, takim ky i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës. Autore të golave për skuadrën kuqeblu, janë: Arbiona Bajraktari, Treresa Deda(2), Megi Doçi(2).
Për Gramshin shënoi Anjeza Berisha, si dhe autogol, Flodra Berhami.
Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, u shpreh i kënaqur për lojën e skuadrës së tij duke deklaruar se në finale, Vllaznia kërkon titullin kampion të 13-të radhazi.
(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia-Gramshi 6-1, gjysmefinalja e dytë me Gramshin dhe prononcimin e plote te trajnerit kuqeblu Nikolin Leka, mund t’i ndiqni ne kanalin tone zyrtare, Veriu Sport-YOUTUBE
Gaspër MARKU


