Drama në fushë, Egnatia fiton ndaj Vllaznisë mes përplasjeve dhe të kuqve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në stadiumin Air Albania Stadium sfida mes Vllaznisë dhe Egnatias dhuroi spektakël emocione dhe shumë tension deri në minutat e fundit me kampionët që triumfuan 1-2 në një duel mjaft të luftuar të “Final-Four”.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me shumë duele të forta në mesin e fushës,ku Egnatia u shfaq më e qartë në manovrën sulmuese duke krijuar rastet e para të rrezikshme me futbollistët Bakajoko dhe Fernando ndërsa Vllaznia provoi të përgjigjej me kundërsulme dhe goditje nga distanca.

Skuadra e Tetovës arriti të gjejë avantazhin në minutën e 39-të,ku mesfushori Kryeziu krosoi saktë në zonë dhe Sota u tregua i saktë përballë portës duke dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar Egnatian në avantazh.

Deri në fundin e pjesës së parë kampionët vazhduan të ushtrojnë presion ndërsa Pohls shmangu edhe golin e dytë me disa ndërhyrje të rëndësishme.

Në pjesën e dytë Vllaznia reagoi dhe mori më shumë iniciativë në lojë,teksa hyrja e Qatos i dha më tepër fantazi repartit ofensiv të kuqebluve,ndërsa Kallaku provoi disa herë nga goditjet standarde.

Shkodranët shtuan presionin dhe pretenduan edhe për një penallti pas rrëzimit të Muratajt në zonë,por loja vijoi normalisht.

Barazimi erdhi në minutën e 77-të ku Murataj goditi fillimisht shtyllën,ndërsa Qato përfitoi nga rrëmuja në zonë për të dërguar topin në rrjetë,duke rikthyer shpresat e Vllaznisë dhe ndezur atmosferën në stadium.

Megjithatë Egnatia reagoi sërish në momentin vendimtar,ku në minutën e 88-të Adjesa realizoi golin e fitores për kampionët,duke heshtur tifozët shkodranë dhe duke i dhënë ekipit të tij një sukses shumë të rëndësishëm në garën për titull.

Minutat e fundit prodhuan tension dhe polemika,me ndërhyrjen e sistemit VAR dhe kartonët që shtuan nervozizmin në fushë.

Pas 11 minutash shtesë Egnatia festoi një triumf me shumë peshë,ndërsa Vllaznia largohet me zhgënjim pas një ndeshjeje ku luftoi deri në fund.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img