Kombëtarja e Shqipërisë në gjimnastikë e drejtuar nga trajneri shkodran Izmir Kashi triumfoi në Itali, aty ku u shpall fituese e “International women’s artistic gymnastics tournament “, aktivitet i organizuar në Pesaro-Itali.

Ekipi Kombetar i Shqipërisë përbëhej prej 8 gjimnastesh, pesë prej të cilave: Hera Mustafa, Amatia Lleshi, Merili Islami, Viktoria Simoni, Maria Zefi, janë gjimnaste shkodrane të Shoqatës së Gjimnastikës Vllaznia, ndërkohë që Hana Leka, Nadia Daci, Nil Elbasani i përkasin ekipeve të tjera të gjimnastikës shqiptare.
E shoqëruar nga Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Eliriana Karaj, kombëtarja e Shqipërisë bëri një përfaqësim shumë të mirë, kun ë përfundim të turneut, Shqipëria u shpall fituese si ekip.
Spikatjen më të madhe nga kombëtarja e Shqipërisë e ka bërë gjimnastja shkodrane Amatia Lleshi, e cila në konkurimin individual ishte fituese e 3 medaljeve të Arta, 1 e argjendtë dhe 1 e bronztë.
Pas Lleshit, figurë të mirë sportive bënë edhe Nadia Daci me fitimin e 2 Medaljeve të Arta dhe një e Argjendtë, Maria Zefi me 2 Medalje të Arta dhe 1 e Bronztë, Merrili Islami me 1 Medalje të Artë, 1 e Argjendtë dhe 1 e Broztë, si dhe Hera Mustafa me 1 medalje të Bron ztë.
“International Ëomen’s artistic gymnastics tournament “ organizuar nga Confsport Italia konsiderohet një nga arritjet më pozitive të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës me president Leonard Lulaj, dhe marrëveshjet dhe bashkëpunimet e suksesshme të vendosura me
Presidentin e Confsport Italia, zotin Borroni, i cili ishte vetë ai që i dorëzoi trofeun e Kupës së kampionatit ndërkombëtar, ekipit kombëtar të Shqipërisë.
Rezultatet teknike të Turneut për kombëtaren e Shqipërisë
vendi i pare si Ekip
Rezultatet individuale:
Kategoria Kids
Amatia Lleshi-vendi i pare
Nadia Daci- vendi i dyte
Hana Leka-vendi i trete
Ushtrime te lira
Nadia Daci- vendi i pare
Amatia Lleshi-vendi i dyte
Hana Leka-vendi i trete
Kercime
Amatia Lleshi- vendi i pare
Paralele
Nadia Daci- vendi i pare
Amatia Lleshi-vendi i trete
Tra ekuilibri
Amatia Lleshi-vendi i pare
Hana Leka-vendi i dyte
Hera Mustafa-vendi i trete
Kategoria youth
Viktoria Simoni-vendi i trete
Maria Zefi-vendi i trete
Ushtrime te lira
Maria Zefi-vendi i pare
Viktoria Simoni- vendi i dyte
Kercime
Maria Zefi-vendi i pare
Tra
Viktoria Simoni-vendi i pare
Kategoria Junior
Merrily Islami-vendi i dyte
Kercime
Merili Islami-vendi i pare
Ushtrime te lira
Merili Islami- vendi i trete
(Video) Pamje dhe foto nga pjesëmarrja e kombëtares shqiptare të gjimnastikës në “International ëomen’s artistic gymnastics tournament “.
Gaspër MARKU


