Basketbolli shkodran në zi! Ndërron jetë në moshën 39 vjeçare, ish basketbollisti kampion i Vllaznisë, Fatjon Taraboshi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ditë më parë, opinioni sportiv shkodran dhë më gjërë u njoh me situatën e rënduar të gjendjes shëndetësore të ish basketbollistit kampion të Vllaznisë Fatjon Taraboshi. Lajm ky që u shoqërua me keqardhje të madhe nga tifozëria kuqeblu, kolegët dhe drejtuesit e Vllaznisë së basketit për meshkuj ku ai bashkëpunoi për vite me radhë duke u shpallur kampion.

Në vlerësim të figurës së tij sportive, rrethy dy muaj më herët Shoqata e Basketbollit Vllaznia dhe Bashkia Shkodër akordoi një Çertifikatë Mirënjohje, ndërkohë që sot vjen lajmi i hidhur për ndarjen e tij nga jeta në moshën 39 vjeçare.

“Me hidhërim të thellë morëm vesh lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatjon Taraboshit.

Fatjoni ishte një sportist i mirë dhe një djalë shembullor për të gjithë ata që patën fatin ta njohin, brenda dhe jashtë fushës së sportit.

I shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjarëve të tij për këtë humbje të madhe.

Pusho në paqe, kampion.”, shkruhet në postimin zyrtar të Shoqatës së Bastbollit Vllaznia.

Mirënjohje dhe respekt ndaj figurës së Fatjon Taraboshit shpreh edhe portal Veriu Sport.

Pushofsh në paqe Fatjon, i përjetshëm qoftë kujtimi yt!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img