Kuqeblutë e Vllaznisë vazhdojnë të zyrtarizojnë futbollistët e rinj duke i vënë në dispozicion të trajnerit Edi Martini.

I radhës është mbrojtësi i majtë i ardhur nga KF Arsimi nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Xhezair Avduli, i cili ka firmosur nga kontratë tre vjeçare me klubin kuqeblu.
Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia
Mirë se vjen, Xhezair Avduli!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër, Xhezair Avduli, mbrojtësin e majtë 21-vjeçar, i cili bashkohet me kuqeblutë me një kontratë 3-vjeçare.
Avduli vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes klubit tonë dhe KF Arsimi nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Një futbollist i ri, me potencial dhe perspektivë për të ardhmen, që do të jetë pjesë e projektit tonë afatgjatë.
I urojmë Xhezairit shumë suksese me fanellën kuqeblu dhe sa më shumë arritje në familjen e madhe të Vllaznisë!


