(Video) Vllaznia e nis me humbje turin e miqësoreve në Slloveni. E mund NK Olimpija Ljubljana 4-0. Në lojë edhe blerjet e reja

Lexo

- Reklamë -spot_img

NK Olimpija Ljubljana-Vllaznia 4-0(Shënues: Marin 40’, Kukavica 49’, Mohoroviçiç 77’ dhe Šega 84’)

Të mbërritur në Slloveni mbrëmjen e së dielës për fazën përgatitore themelore të ndeshjeve europiane, kuqeblutë nuk kanë vonuar të nisin turin e ndeshjeve miqësore, ku në harkun kohor të qëndrimit dhjetë ditur do të jenë pesë të tilla.

E para është zhvilluar pasditen e së martës duke pasur përballë ekipin NK Olimpija Ljubljana, i cili edhe ai është gjithashtu i angazhuar në fazën përgatitore në kampingun slloven.

Kuqeblutë, në gjirin e të cilit ishin edhe blerjet e reja, e mbyllën pjesën e parë me disavantazhin 1 me 0 falë golit të shënuar nga Marin në minutën e 40-të, i cili pas një ngulmimi të sllovenëve në krahun e djathtë, topi u kthye në zonë, ku ai shfrytëzoi një moment të mosmbulimit të tij duke e goditur saktësisht për në rrjetë.

Katër minuta nga fillimi i pjesë së dytë, aksioni i nisur nga e majta e sulmit slloven, falë edhe një përgjumje të repartit të prapavijës së Vllaznisë i jep mundësi Kukavica, që në një pozicion të dyshimtë ofsajti, të shënojë golin e dytë për NK Olimpija Ljubljana.

Vllaznia përpiqet të reagojë duke u shfaqur disa herë në zonën sllovene, ku në një moment ka shansin e një goditje dënimi ballore, rreth 17-18 metër nga porta kundërshtare, por goditja e Herald Markut, i cili shquhet për momente të tilla shkon mbi traversë.

Nga ana tjetër, skuadra sllovene NK Olimpija Ljubljana, edhe pse është në avantazh të dy golave, vijon të sulmojë duke gjetur edhe dy herë të tjera rrjetën e portës së Jukajt.

Fillimisht është Mohoroviçiç që shënon në minutën e 77-të, ndërkohë që Shega shënon edhe të katërtin në minutën e 84-tët duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me fitoren e thellë të skuadrës sllovene me rezultatin 4 me 0.

Në këtë mënyrë, Vllaznia e nis me humbje turin e ndeshjeve miqësore, ndërkohë që deri në mbyllje të fazës përgatitore sllovene do të luajë edhe katër të tilla, ku e radhës është ajo kundër ekipit NK Rudeš.

(Video) Pamje dhe golat e ndeshjes miqësore NK Olimpija Ljubljana-Vllaznia 4-0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img