Argjentina-Egjypti 3-2
Argjentina fiton me përmbysje spektakolare Mesi hero në suksesin 3-2 ndaj Egjiptit!
Argjentina siguroi kualifikimin pas një fitore dramatike 3-2 ndaj Egjiptit në një ndeshje plot emocione polemika dhe përmbysje deri në sekondat e fundit.
Egjiptianët befasuan që në minutën e 15-të kur Ibrahim kaloi skuadrën e tij në avantazh pas një aksioni të shpejtë.
Argjentina pati mundësinë ideale për të barazuar në minutën e 23-të por Lionel Mesi shpërdoroi një penallti me portierin egjiptian që doli fitues në duelin përballë yllit argjentinas.
Në pjesën e dytë ritmi u rrit edhe më shumë dhe në minutën e 67-të Ziko realizoi golin e dytë për Egjiptin duke i afruar afrikanët pranë një surprize të madhe.
Madje pak më përpara golit të dytë Ziko gjeti rrugën e rrjetës por arbitri e anuloi golin për një faull gjatë aksionit një vendim që shkaktoi protesta nga egjiptianët.
Kur gjithçka dukej e humbur për Argjentinën nisi reagimi i kampionëve fillimisht Romero ngushtoi shifrat në minutën e 79-të duke rikthyer besimin te bardhekaltrit.
Vetëm katër minuta më vonë Mesi u rehabilitua për penalltinë e humbur dhe realizoi golin e barazimit në minutën e 83-të.
Në kohën shtesë erdhi edhe goditja vendimtare ku në minutën e 93-të Fernandez shënoi golin e fitores duke kompletuar një përmbysje të jashtëzakonshme dhe duke vulosur suksesin 3-2 të Argjentinës.
Një sfidë që pati gjithçka pesë gola një penallti të humbur një gol të anulluar dhe një përmbysje të madhe me Argjentinën që tregoi karakter deri në fishkëllimën e fundit.
Fatos LAMAJ


