Futbolli shqiptar bëhet gati për një tjetër sezon plot rivalitet dhe emocione.

Lexo

- Reklamë -spot_img

Të hënën duke filluar nga ora 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të zhvillohet ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin e 88-të të kampionatit “Abisnet Superiore” duke shënuar zyrtarisht nisjen e sezonit të ri futbollistik 2026-2027.

Në këtë ceremoni përfaqësuesit e klubeve drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit përfaqësues të medias dhe të ftuar të tjerë do të mësojnë kalendarin e plotë të kampionatit me shortin që do të përcaktojë përballjet e javës së parë si edhe renditjen e ndeshjeve përgjatë gjithë sezonit.

Në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon do të garojnë 10 skuadra:Egnatia,Elbasani,Vllaznia,Dinamo,Partizani,Tirana,Vora,Teuta,Laçi dhe Skënderbeu.

Të gjitha ekipet synojnë të nisin sa më mirë sezonin, me objektiva të ndryshëm nga lufta për titullin kampion dhe sigurimi i një bilete për në kupat e Europës deri te mbijetesa në elitë.

Edicioni i ri pritet të jetë ndër më të luftuarit e viteve të fundit ku kampionia në fuqi Egnatia do të kërkojë të mbrojë titullin ndërsa rivalët tradicionalë si Vllaznia,Partizani,Dinamo dhe Tirana synojnë rikthimin në krye.

Në të njëjtën kohë Elbasani,Teuta,Laçi,Skënderbeu dhe Vora do të kërkojnë të jenë protagonistë dhe të surprizojnë gjatë sezonit.

Hedhja e shortit do t’u japë fund pritjes së tifozëve të cilët do të mësojnë menjëherë supersfidat e javëve të para dhe rrugëtimin që skuadra e tyre e zemrës do të ndjekë në sezonin 2026-2027.

Ceremonia e së hënës shënon kështu fillimin zyrtar të një tjetër kapitulli në historinë e “Abisnet Superiore” edicionit të 88-të të kampionatit shqiptar.

Fatos          LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img