Me talentin, por edhe të dhënat optimale fizike që disponojnë, vëllezërit, Simon dhe Sokol Uldedaj, të cilët kanë spikatur në radhët e Akademisë Futbollit Vllaznia, por edhe në ekipet kombëtare të moshave kanë marrë vemendjen edhe të drejtuesve të KF Vllaznia, të cilët nuk kanë nguruar t’i afrojnë pranë ekipit të parë si lojtar të perspektives.

Madje, për Sokolin, përballja me Malisheven për turin e parë të UEFA Konferencë Legue, ishte e veçantë, pasi shënoi debutimin e tij të parë pranë Vllaznisë së madhe duke u shoqëruar me duatrokitjet i tifozëve nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Ndërkohë, menjëherë pas Malisheves vjen edhe lajmi zyrtar nga ana e KF Vllaznia që bën të ditur nënshkrimin e kontratës zyrtare me dy vëllezërit binjakë, Simon dhe Sokol Uldedaj për llogari të ekipit të parë.
“𝐒𝐢𝐦𝐨𝐧 𝐔𝐥𝐝𝐞𝐝𝐚𝐣 dhe 𝐒𝐨𝐤𝐨𝐥 𝐔𝐥𝐝𝐞𝐝𝐚𝐣. Dy vëllezër. Dy binjakë. Dy talente të Akademisë kuqeblu. Dy kontrata të para profesionale. Nga Akademia e Vllaznisë, drejt ekipit të parë. Rrugëtimi vazhdon… së bashku! shkruhet në njoftimin e klubit kuqeblu, i cili shoqërohet edhe me videon përkatëse të prezantimit të tyre
(Video) Prezantimi i firmosjes së kontratës së vëllezërve binjakë, Simon dhe Sokol Uldedaj nga KF Vllaznia
Gaspër MARKU


