Botërori i futbollit 2026-Edhe në çerekfinalen Argjentinë-Zvicër duhet koha shtesë për të zyrtarizuar Argjentinën si gjysmëfinalistja e fundit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Argjentine – Zvicer 3-1 (Shënues: Mac Allister 10′, Julian Alvarez 112′, Lautaro Martinez 120’+1/Ndoye 67′).

Edhe në sfidën Argjentinë-Zvicër, duki i fundit çerekfinal është dashur koha shtesë për të zyrtarizuar Argjentinën gjysmëfinalistja ku gjen Anglinë si kundërshtar

Argjentina ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026 pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas 120 minutash lojë në një sfidë emocionuese.

Argjentina e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me Aleksis Mac Alister i cili finalizoi me qetësi një aksion të ndërtuar bukur nga argjentinasit.

Zvicra reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të rikthente baraspeshën në minutën e 67-të me Ndoje duke e çuar sfidën drejt një finaleje dramatike.

Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Në shtesa Argjentina tregoi më shumë freski dhe cilësi.

Julian Alvarez riktheu avantazhin në minutën e 112-të me një goditje të saktë ndërsa në minutën 120+1 Lautaro Martínez vulosi përfundimisht fitoren 3-1 duke i dhënë fund shpresave të zviceranëve.

Me këtë sukses Argjentina bëhet gjysmëfinalistja e radhës e Botërorit 2026 dhe vijon rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit, ku pengesa e radhës është Anglia, me të cilën do tyë ndeshet në  gjysmëfinalen.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img