Vora ka prezantuar stafin teknik për sezonin e ri, 2026-2027. Arjan Bellaji do të jetë trajneri i skuadrës edhe në këtë sezon të dytë në elitën e futbollit shqiptar, duke marrë besimin dhe vlerësimin e drejtuesve të klubit për punën e mirë që bëri sezonin e kaluar në krye të skuadrës, në vitin e debutimit të Vorës në Abissnet Superiore.
Zëvendës-trajner i Vorës do të jetë Gerson Stojku. 28-vjeçari “gradohet” në stafin teknik të skuadrës së parë si “krahu i djathtë” i Bellajit, pas punës shumë të mirë që ka bërë me skuadrat e moshave të klubit (më herët ka drejtuar skuadrat U17, U18 dhe U19 të Vorës).
Florian Beqiri është trajner i portierëve, ndërsa Ardit Gjikola përgatitës atletik i skuadrës. Bazjon Tragaj mban postin e drejtorit sportiv të klubit, ndërsa Kejdi Ndoji dhe Gledi Dajsinani janë dy fizioterapistët e skuadrës.
Prej disa ditësh Vora është shpërngulur në Bullgari, atu po kryen një fazë përgatitore në prag të startit të sezonit të ri.