Kuqeblutë vijojnë në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri futbollistik. Zyrtarizimi i radhës është mbrojtësi François André Dulysse, i cili pas firmës së hedhur në kontratë i është bashkuar skuadrës në ditët përgatitore pukjane.

“François André Dulysse është kuqeblu!
Një tjetër përforcim i rëndësishëm i bashkohet Vllaznisë për sezonin e ri me kontratë 1+1
Mbrojtësi François André Dulysse do të veshë fanellën kuqeblu, duke sjellë cilësi, forcë dhe eksperiencë në repartin difensiv të skuadrës sonë.
I urojmë mirëseardhjen në familjen e madhe të Vllaznisë dhe shumë suksese me fanellën që mban peshën e historisë dhe krenarinë e Shkodrës.
Mirë se erdhe, François!. Forca Vllaznia! “, shkruhet në njoftimin e përcjellë nga faqja zyrtare e KF Vllaznia.


