Sunday, November 24, 2024

Europiani i Volejbollit për U-17 në RTSH-Drejtori i Përgjithëshëm i RTSH-së Martin Leka, pret në takim presidentin dhe sekretarin e FSHV, Erlind Pëllumbi dhe Albens Vokopola

Lexo

Shqipëria pret në dhjetëditëshin e dytë të muajit korrik Kampionatin Europian të moshave në volejboll meshkuj për kategorinë e moshës 17 vjeçare. Një ngjarje kjo padyshim shumë e rëndësishme për vendin tonë, e cila do të përcillet drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.

Ka qënë kjo arsyeja që drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, presidenti Erlind Pëllumbi dhe sekretari i FSHV-së Albens Vokopola, zhvilluan një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Martin Leka.

“Një takim i frytshëm në mjediset e Radio-Televizionit Shqiptar, midis Presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Albens Vokopola, me Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Martin Leka, për transmetimin dhe pasqyrimin e Kampionatit Evropian të Volejbollit për Nën-17-vjeçarët (U-17 – Meshkuj), që do të mbahet në Tiranë përgjatë 10-ditëshit të dytë të korrikut. Një bisedë e ngrohtë për thellimin e bashkëpunimit me një partner serioz si Radio-Televizioni Shqiptar, me qëllim pasqyrimin dhe promovimin sa më të mirë të sportit tonë.”, shkruhet në faqen zyrtare të FSHV-së lidhur me takimin në fjalë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img