Aplikimet për kursin UEFA B në Shkodër vijojnë të jenë të hapura, teksa afati i fundit është 1 shtator 2026. Kursi, i organizuar nga e Futbollit, do të nisë më 14 shtator 2026.
Ky program është një mundësi e veçantë për ish-futbollistët profesionistë me eksperiencë të gjatë, të cilët dëshirojnë të nisin rrugëtimin drejt diplomave të trajnerëve të UEFA-s, duke filluar nga niveli UEFA B.
Në kurs mund të aplikojnë ish-lojtarët profesionistë që kanë luajtur të paktën shtatë sezone të plota në divizionin më të lartë ose në një ligë plotësisht profesionale. Për këtë kategori kandidatësh nuk kërkohet të kenë më parë licencën UEFA C apo gjashtë muaj eksperiencë si trajner.
Kursi do të zhvillohet në katër periudha: 14–18 shtator 2026, 28 shtator–2 tetor 2026, 19–23 tetor 2026 dhe 16–20 nëntor 2026.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
* Diplomë të shkollës së mesme (minimumi);
* Licencë UEFA C dhe vërtetim që kanë qenë aktivë si trajner ose zëvendëstrajner gjatë 6 muajve të fundit (vetëm për kandidatët që nuk janë ish-lojtarë profesionistë);
* Vërtetim nga klubi ose institucioni ku janë të angazhuar;
* Fotokopje të kartës së identitetit ose pasaportës;
* Numër kontakti dhe CV.
Afati i fundit për aplikim është 1 shtator 2026.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë dokumentacionin në adresën e emailit drejtoria.edukimit@fshf.al , nëpërmjet postës me konfirmim marrjeje ose ta dorëzojnë fizikisht pranë Sekretarisë së Shkollës, në adresën e FSHF-së në Tiranë.
Për më shumë informacion mbi kriteret e pranimit, renditjen dhe aspektet logjistike e organizative të kursit, mund të kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën drejtoria.edukimit@fshf.al .


