(Video) Plazhi i Velipojës mirëpret “Beach Soccer-Shkodër 2026, edicioni i dytë. 8 ekipe në garë për fitimin e trofeut që vlen një mijë Euro

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kompleksi i Plazhit “California” me vendndodhje, mes rrugës së 5 dhe 6 të plazhit të Velipojës në Shkodër është mikpritësi për të dytën herë i Beach Soccer –Velipojë 2026.

Sipas radhës, ky është edicioni i dytë, ndërkohë që i pari është zhvilluar dy vite më herët duke shpallur kampion ekipin e Velipojës me trajnerin Besnik Ndoj.

Masat e marra nga specialistët e sportit pranë Bashkisë Shkodër Antonio Shabani dhe Alban Hasani në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit si dhe të mbështetur nga komuniteti i biznesit kanë bërë që tetë ekipet të ndara në dy grupe të dhurojnë emocione në ballafaqimet e para eleminatore.

Referuar takimeve të ditës së parë, të cilët u gjykuan nga arbitrat e mirëjohur të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Agron Kastrati dhe Jetmir Podgorica, figurën më të mirë sportive në ndeshjet e deritanishme e ka bërë ekipi i Velipojës, ekip i cili i drejtuar nga trajneri i pasionuar Besnik Ndoj është shpallur kampion i sezonit të mëparshëm.

Dhe, me dy fitoret e ditës së parë të regjistruara me rezultate të thella, ekipi i Velipojës shpall kandidaturën për fitimin e trofeut edhe të këtij edicioni 2026.

Përpos të tjerave, ekipet janë të motivuara për fitoren e këtij trofeu edhe për faktin se ai vlen plot 1(Një) mijë Euro për atë ekip që shpallet kampion në edicionin Beach Soccer –Velipojë 2026.

(Video) Pamje nga ndeshjet e ditës së parë të Beach Soccer – Shkodër 2026 që po zhvillohet pranë kompleksit të plazhit “California”, rruga 5-6, Plazhi Velipojë si dhe prononcimet e specialistit të sportit pranë Bashkisë Shkodër Alban Hasani si dhe të trajnerit të Velipojës, Besnik Ndoj, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img