Tirana kthehet nga Turqia. Në kampin bardheblu kanë objektivin titullin kampion

Lexo

- Reklamë -spot_img

Tirana ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve për sezonin e ri. Pas kthimit nga Turqia, te bardheblutë nuk ka më kohë për eksperimente, pasi vëmendja është përqendruar te formimi i skuadrës që do të kërkojë rikthimin te ndonjë trofe, qoftë kampionat apo Kupë.

Një ambicie e madhe, sidomos pas disa sezoneve me luhatje për skuadrën kryeqytetase, por tekniku kroat duket se ka një plan të qartë.

Ditën e shtunë, Tirana ka programuar një miqësore kundër Laçit, takim i cili do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Tirana ka afruar 10 lojtarë, mes tyre edhe tre futbollistë të akademisë që do të jenë pjesë e ekipit të parë. Në krahun tjetër, janë larguar po 10 futbollistë.

Sipas informacioneve të siguruara nga RTSH Sport, merkatoja e bardhebluve është mbyllur dhe ky është grupi me të cilin Klafuriç do të nisë betejën për sezonin e ri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img