Ndryshime në formacionet e skuadrave të Superiores për javën e dytë, mes pezullimeve, Europës dhe dëmtimeve

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e dytë e Abisnet Superiorepritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në formacionet e disa prej skuadrave, krahasuar me ndeshjet e para të kampionatit.

Skënderbeu, Dinamo dhe Egnatia jan tre skuadrat që pritet të kenë ndryshime në formacion.

Korçarët vijnë me alternativa të reja pasi kanë federuar lojtarët e afruar gjatë merkatos duke i dhënë trajnerit Ahmataj më shumë mundësi për të zgjedhur formacionin.

Ndërkohë Dinamo dhe Egnatia e kan përgatitur këtë javë në një situatë disi të veçantë pasi vijnë pas angazhimeve të tyre në kompeticionet europiane.

Ngarkesa e ndeshjeve dhe menaxhimi fizik i futbollistëve mund të ndikojë në zgjedhjet e trajnerëve, me ndryshime të mundshme në formacion dhe minuta për disa lojtarë.

Në krahun tjetër Vllaznia dhe Partizani përballen me probleme të tjera.

Të dyja skuadrat duhet të vuajnë mungesat e futbollistëve të pezulluar pas kartonëve të kuq, ndërsa situata komplikohet edhe më tej nga largimet e shumta gjatë merkatos dhe dëmtimet e disa lojtarëve.

Kështu java e dytë nuk pritet të jetë thjesht një vazhdim i asaj që pamë në javën e parë.

Ndryshimet në formacione mungesat e detyruara dhe lodhja nga ndeshjet europiane mund të ndikojnë ndjeshëm në strategjitë e skuadrave dhe në mënyrën se si do të interpretohen sfidat e radhës.

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img