(Video) Ndoc Baqli nga fshati Stajkë, është fitues i Kampionatit Lokal të Shahut 2026, organizuar nga Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Mbi 20-të shahistë shkodranë të brezave të ndryshëm, që nga grupi i veteranëve, mes të cilëve spikaste Zija Hoxha, si dhe një grup të rinjsh të talentuar, ishin pjesë e Kampionatit Lokal të shahut,  organizuar nga Shoqata Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07” në bashkëpunim me zyrën e sportit pranë Bashkisë Shkodër.

Kanë qënë shtatë ditë me radhë, garë, rivalitet, emocione pa fund që përshkuan duelet e shahistëve shkodranë, për të ardhur dita e fundit, ku u luajt për të shpallur më të mirët e edicionit 2026.

Një aktivitet ky i organizuar në mënyrën më të mirë, falë përkujdesjes dhe përshkushtimit maksimal të sekretarit të përgjithshëm të Unionit të Shahistëve të Veriut “Rozafa 07”, Eduard Hoxha së bashku me të palodhurin, veteranin Bernard Leka, që këtë edicion nuk garoi duke kontribuar në rolin e kryegjyqtarit duke pasur pranë edhe Paç Ashikun, babain e kampionit Franc Ashiku, pa lënë mënjanë edhe kushtet komode të krijuara nga shkolla e mesme e gjyhëve të huaja, “Shejnazi Juka” me drejtor Kolë Shiroka.

Në përfundim të kampionatit, vendin e parë dhe titullin kampion për edicionin 2026 e meritoi shahisti nga fshati Stajkë, Ndoc Baqli. Në vendin e dytë u rendit Erion Temali, i cili është njëkohësisht edhe në detyrën e trajnerit të Vllaznisë në shah, dhe në të tretin kampioni i sezonit të kaluar Sadi Nezaj.

Një treshe kjo që rivalizoi deri në ndeshjet e fundit të ditës së shtatë, për të cilën flet qartë edhe pikeverazhi i barabartë mes të treve. Dhe, për të përcaktuar fituesin është dashur një garë tjetër  me ndeshje blic, që kuorëzoi si kampion Ndoc Baqli.

Sa i përket konkurimit të fëmijëve, më i spikaturi ishte Aris Alibali i renditur në vendin e katërt duke marrë edhe çmimin si i riu ma i talentuar, ku së bashku me Ajni Temalin e vendit të gjashtë dhe Rejan Topçija i vendit të shtatë, janë një garanci për të ardhmen e shahut shkodran.

Në mbyllje të kampionatit u zhvillua ceremonia e mbylljes, ku nën drejtimin e sekretarit Eduard Hoxha u shpërndanë çmimet përkatëse të shoqëruara edhe me vlera material, shuma financiare dhe pajisje kompjuterike.

(Video) Pamje nga garat e Kampionatit Lokal të shahut Shkodër 2026, si dhe prononcimet e sekretarit të shoqatës Eduard Hoxha,  kryegjyqtarit Bernard Leka, kampionit Ndoc Baqli, si dhe trajnerit Erion Temali së bashku me të rinjtë e talentuar Aris Alibali dhe Ajni Temali, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img