Prag Vllaznia-Partizani. Ardian Zaganjori, thirrje publike për tifozët kuqeblu: Është koha të lëmë pas krahëve çdo hatërmbetje me stafin apo këdo tjetër. VLLAZNIA është mbi të gjithë ne. Vllaznia është një LULE që nuk preket! Sugjeroj qe hyrja te jete falas vetem per kete ndeshje!

Lexo

- Reklamë -spot_img

THIRRJE PËR TIFOZËT E VLLAZNISË
Është koha të lëmë pas krahëve çdo hatërmbetje me stafin apo këdo tjetër. VLLAZNIA është mbi të gjithë ne. Vllaznia është një LULE që nuk preket!
I bëj thirrje të gjithë tifozëve, ish-sportistëve, ish-drejtuesve dhe ish-Presidentëve të Vllaznisë: të jemi të gjithë në stadium në ndeshjen me Partizanin.
Nuk duhet të shkojmë për të protestuar, sepse nuk po kërkojmë asgjë – i kemi të gjitha: kemi Vllazninë!
Nuk duhet të shkojmë të bërtasim, sepse jemi qytetarë të kulturuar.
Nuk duhet të shkojmë të fyejmë askënd, sepse ndër vite kemi dëshmuar se kur kundërshtari është më i mirë dhe fiton me meritë, dimë edhe ta duartrokasim.
Do të shkojmë të shohim një ndeshje të madhe, përballë një ekipi ELITË si Partizani, por mbi të gjitha do të shkojmë për t’u treguar të gjithëve se:
**NE JEMI SHUMË.
NE JEMI BASHKË.
NE JEMI VLLAZNIA!**
Dhe kur Shkodra bashkohet për Vllazninë, zëri i saj dëgjohet kudo.
PËRPARA VLLAZNIA!
VETËM PËRPARA, ALBAN XHAFERI!
SHKODRA ËSHTË ME JU
Sugjeroj qe hyrja te jete falas vetem per kete ndeshje.
Ardian ZAGANJORI(Shef sigurie i stadiumit “Loro Boriçi”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img