Disiplina ndëshkon kuqeblutë. Presidenti KF Vllaznia Alban Xhaferi dënohet me 15 ndeshje, trajneri Edi Martini me 6 ndeshje dhe trajneri i portjerëve Elis Dervishaj me 4 ndeshje, pezullim nga veprimtaritë sportive!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Komisioni i Disiplinës dhe Etikes pranë Federatës Shqiptare të futbollit, ka ndëshkuar rëndë kampin kuqeblutë.

Referuar ngjarjeve të ndodhura në stadiumin “Elbasan Arena”,  gjatë ndeshjes Elbasani-Vllaznia dhe pas saj, ka marrë masa të rrepta ndaj dy zyrtarëve të KF Vllaznia.

Presidenti KF Vllaznia Alban Xhaferi dënohet me 15 ndeshje, trajneri, Edi Martini, me 6 ndeshje dhe trajneri i portjerëve Elis Dervishaj me 4 ndeshje, pezullim nga veprimtaritë sportive!

Vendimi nr. 3 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 02.09.2026

  1. AF Elbasani, për mospërmbushje të përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, si brenda ashtu edhe në afërsi të stadiumit, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë zhvillimit të veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundimin e dënimit.

  1. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Zyrtari i KF Vllaznia, Elis Dervishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani, Human Lancaster Roëan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
  5. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina, në lidhje me faljen e dënimit për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  6. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  7. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img