Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 4-t, Bledi Kadiu trajneri i javës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së katërt të Kategorisë së Parë, Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës, duke vlerësuar paraqitjet individuale të futbollistëve në sfidat e zhvilluara këtë fundjavë.

Formacioni është sipas skemës 1-4-4-2.

Në portë është përzgjedhur Maltos Becker i Burrelit, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Gabriel Schepanski (Kukësi), Sodiq Atanda (Sopoti), Paolo Kasmollari (Pogradeci) dhe Erblin Koka (Burreli).

Në mesfushë janë Edmond Hoxha (Kastrioti), Alisson (Kukësi), Sabit Bilali (Besëlidhja) dhe Mehdi Çoba (Flamurtari).

Dyshja e sulmit plotësohet nga Olamide i Besëlidhjes dhe Mavanga i Ilirisë.

Në drejtimin e këtij formacioni është përzgjedhur Bledi Kadiu, tekniku i Kukësit, si trajneri më i mirë i javës së katërt, pas fitores 3-0 të skuadrës së tij ndaj Korabit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img